Komuna e Shtërpcës fton të gjitha organizatat joqeveritare (OJQ), të cilat kanë selinë e regjistruar në territorin e Komunës së Shtërpcës dhe programi i punës, akti themelues dhe statuti i të cilave janë të orientuara në fushën e turizmit, që të aplikojnë për përfitimin e mbështetjes financiare për realizimin e projekteve në kuadër të programit „Promovimi dhe zhvillimi i turizmit“.
Mbështetja financiare është e dedikuar për realizimin e projekteve që kontribuojnë në promovimin dhe zhvillimin e turizmit në territorin e Komunës së Shtërpcës për vitet 2026 dhe 2027.