Për këtë seancë janë paraparë pikat në vijim të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i rendit të ditës.
2. Miratimi i procesverbalit nga seanca e parë inauguruese e KK-së.
3. Formimi i Komitetit për Politikë dhe Financa.
4. Formimi i Komitetit për Komunitete.
5. Formimi i komisionit për hartimin e planit te punës se Kuvendit te komunës për vitin 2014.
6. Shqyrtimi dhe aprovimi i Rregullores për përcaktimin e zonave te gjuetisë dhe themelimin e vendgjuetise ne territorin e komunës se Shtërpcës
7. Të ndryshme.
Seanca do të jetë e hapur për publik
Zyra për informim publik e komunës së Shtërpcës njofton të gjithë qytetarët se të premtën më 31.01.2014 do të mbahet seanca e parë e rregullt e kuvendit të komunës.