Para ceremonisë, ambasadorja amerikane Xhejkobson është takuar me kryetarin Nikoliq. Kryetari Nikoliq, gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e përkrahjes së abasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë si në formë të përkrahjes nga ana e USAID-it, veçanërisht DEMi programit, ashtu edhe asaj në aspektin politik ku ambasada disa vite mbrapa ka ofruar përkrahje për proceset të cilat kanë kontribuar që Shtërpca sot të jetë komunë stabile dhe e sigurt.
Ambasadorja Xhejkobson e ka falënderuar kryetarin Nikoliq në mirëseardhjen e përzemërt dhe ka theksuar se Shtërpca pranë asaj se është shembull e multietnicitetit në Kosovë gjithashtu, edhe komunë e cila ka potenciale të mëdha dhe pasuri natyrore dhe se ajo është mysafire e e rregullt e komunës së Shtërpcës e cila kohën e vet të lirë e kalon duke shëtitur në natyrën e bukur të Shtërpcës.
Pas takimit solemnisht është hapur salla e kuvendit ku nga ana e kryesuesit të kuvendit komunal Shtërpcë Predrag Grbiq është prezantuar aspekti teknik i procesit të renovimit të sallës. Pas prezantimit, të pranishmëve iu është drejtuar kryetari Nikoli, zëvendëskryeministri Petroviq dhe ambasadorja Xhejkobson.
Kryetari Nikoliq ka theksuar faktin se përveç tjerash , demokracija e një shoqërie fillon në nivelin lokal andaj është me rëndësi që përfaqësuesve të popullit në lokal t’iu sigurohen kushtet kualitative për punën e tyre.
Zëvendëskryeministri Petroviq, ka lavdëruar ekiasitetin e qeverisë lokale në Shtërpcë dhe ka cekur rëndësinë e zhvillimit të komunës si themel i zhvillimit të tërë Kosovës dhe avancimit të jetës të të gjithë qytetarëve të cilit jetojnë në Kosovë.
Ambasadorja Xhejkobson duke iu drejtuar të pranishmive, ka lavdëruar udhëheqjen komunale për vizionin i cili është modern dhe ka theksuar faktin se Shtërpca sot është përpara shumë të tjerëve kur bëhet fjalë për teknologjinë moderne e cila shfrytëzohet për shërbimtë qytetarëve. Ajo në fund ka theksuar se ambasada e SHBA-ve në Kosovëdo të vazhdoj të përkrahë udhëheqjen e komunës së Shtërpcës në proceset të cilat si rezultat japin stabilitet dhe jetë më kualitative për të gjithë qytetarët e komunës së Shtërpcës.
Në fund mysafirëve të nderuar iu janë dorëzuar mirënjohje për kontrobutin e tyrë për suksesin e përghjithshëm i cili është sot i dukshëm në Shtërpcë. Mirënjohjet ministrit Tomiq, zëvendës drejtorit të USAID-it misionit në Kosovë Edvards, drejtoreshës të DEMI programit Ginka Kapetanova, zëvendëskryeministrit Petroviq dhe ambasadorës Xhekobson iu ka ndarë kryetari Nikoliq dhe kryesuesi i kuvendit Grbiq.
Në Shtërpcë sot solemnisht është hapur salla e renovuar e Kuvendit Komual Shtërpcë





