Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo Dadario (Lorenzo D’ Addario) ka vizituar sot Komunën e Shtërpcës dhe me këtë rast është takuar me Kryetarin e Komunës së Shtrpcës, z. Bratislav Nikolic. Tema e takimit të sotëm ishte, para së gjithash, situata e sigurisë në komunën e Shtërpcës. Kryetari i komunës Bratislav Nikolic dhe gjeneralmajor Lorenzo Dadario (Lorenzo D’ Addario) pas diskutimit të hapur, janë pajtuar se situata në Shtërpce është e kënaqshme. Pas takimit, kryetari Nikolic tha që takimi ishte miqësor dhe se ai me komandantin e KFOR-it ka biseduar në takimin e sotëm të gjitha temat të rëndësishme të lidhur me situatën e sigurisë në Shtërpcë. “Komandanti Dadario dhe unë jemi pajtuar që bashkëpunimi midis KFOR-it dhe komunës së Shtërpcës është në një nivel shumë të lartë dhe se një bashkëpunim i tillë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kam njoftuar Komandantin me politiken time dhe planet e mia për të ardhmen, por para së gjithash kam theksuar që siguria e qytetarëve të Komunës është në vendin e par “, tha ndër të tjera kryetari Nikolic. Në takim kanë marr pjesë edhe Nënkryetari i Komunës Z. Ivica Tanasijevic dhe Nënkryetari i Komunës për Komunitete Z. Fikri Hasani.


