Ka vdekur dje në moshën 86-vjeçare Petar Sariq, shkrimtari serb i rëndësishëm e prozës nga hapësira e Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore dhe një nga shkrimtarët më të rëndësishëm bashkëkohorë serbë.
Ai u lind në vitin 1937 në Banjani afër Nikshiqit, ndërsa nga viti 1958 ka jetuar në Rahovec, Prizren dhe Prishtinë. Pas vitit 1999, Petar Sariq u shpërngul me familjen në Brezovicë të Komunës së Shtërpcës, ku janë krijuar disa nga veprat e tij të famshme.
“Brezovicë është një vend i mrekullueshëm. Aty nuk mund të gjesh asnjë këmbë ku mund të qëndrosh pa dëgjuar gurgullimën e ujit. Ka shumë pak vende të tilla. Dhe pastaj janë kurorat e malit të Sharrit, të cilat e rrethojnë Zhupën e Sirinnjës si një bajame dhe e mbrojnë atë jo vetëm nga fatkeqësitë natyrore, por edhe nga fatkeqësitë që vijnë nga ne – nga njerëzit. E nga majat e malit të Sharrit bie në sytë më e bukur, me emrin më të bukur – Luboten. Kur e shikon, duhet të shikosh lart, sepse ai është në qiell nga të cili nuk zbret”.
Ai hyri në botën e letërsisë me përmbledhjen e poezisë “Mallkimi i bardhë”, dhe romanet ” Shesh i madh arkivi “, “Nesër vjen zoteria”, “Djaloshi nga Lastva”, “Petrusha dhe Milusha”, “Sara”, ” Amerika e Mitros” dhe “Klobuku” më të cila ka siguruar një vend të përhershëm dhe vendin të veçanet në krijimtarinë letrare serbe.
Sariq fillimisht ka punuar si punojesi I arsimit, e më pas si redaktor i veprimtarisë botuese të gazetës së Prishtinës “Jedinstvo” dhe drejtor i NIJP “Panorama”, ku ka zhvilloi një veprimtari të gjerë botuese së bashku me krijues të shquar. Në kohë të trazuara, të pasigurta dhe në ndryshim politik, vepra dhe jeta e Petar Sariqit ishin të lidhura ngushtë me fatin dhe pozitën e popullit serb, trashëgiminë dhe kulturën e tij. Largimi nga Prishtina ishte një nga momenti i kthesës për të.
,, Ato vite ishin ai ferr, në të cilin mbijetova dhe në të cilin mbijetoj edhe sot, falë familjes sime dhe marrëdhënies dhe guximit të qytetarëve të Zhupës së Sirinjës, por edhe në njëfarë kërkimi të lindur për atë që ju morën me dhunë, ndonjë nxitje që është më e mirë se drita e mëngjesit që ndriçon atë errësirë”, tha Petar Sariq, duke theksuar se “aty ku mposhtet urrejtja, mposhtet lufta”.
Për krijimtarinë e tij poetike dhe prozaike janë shkruar shkrime të shumta, ese, studime, tema, janë botuar dy antologji dhe u mbrojt një disertacion doktoratës që trajtonte veprën e tij.
Për punën e tij ka marrë çmime dhe mirënjohje të shumta: “Karta e Graçanicës”, “Kryqi i Artë i Princ Llazarit”, “Llazar Vuçkoviq”, “Mesha Selimoviq”, Çmimi i Vukut, “Grigorije Bozhoviq”, “Borisav Stankoviq”.
Varrimi i Petr Sariqit do të bëhet të shtunën më 7 tetor në Brezovicë.