DISKUTIM PUBLIK
Plani Zhvillimor Komunal 2018-2026+
Shtërpcë
Ftohen të gjithë qytetarët e komunës së Shtërpcës , që të marrin pjesë në Diskutimin Publik-Takim me Qytetarë, ku do të bëhet njoftimi në lidhje me Planin Zhvillimor Komunal 2018-2026+ ,faza e parë në temën “Profili i Komunës” .
Data e takimit : 14. Mars 2019
Vendi i takimit: Salla e Kuvendit te Komunës me fillim nga ora 14:00
Pjesëmarrja në debat është e mirëpritur dhe do t’i kontribuojë rritjes së cilësisë të këtij plani.
Ju mirëpresim
Kryetari i Komunës: Bratislav Nikolic