Diirektori i Projektit i USAID-it LEGO (Komuna Efekase Lokale), William J. Althaus, me bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar sot Komunën e Shtërpcës, dhe me katë rast u takua me Kryetarin Bratislav Nikolic. Tema e takimit të sotëm ishte fillimi i projektit LEGO dhe bashkëpunimi me komunën e Shtërpcës. Në takimin e sotëm, wshtw folur rreth projektit të ri të USAID-it dhe aktiviteteve kyçe gjatë realizimit të këtij projekti. Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i ofrimit të shërbimeve të barabarta, efikase dhe transparente për qytetarët nga komuna, për të rritur pjesëmarrjen aktive të qytetarëve dhe përfaqësuesve të komuniteteve joshumicë dhe shumicë në qeverisjen lokale dhe vendimmarrjen. Projekti USAID-it LEGO (komuna Efekase Lokale) është një projekt pesëvjeçar, partner me 14 komuna (të gjithë me shumicë serbe), si dhe komunat e Dragashit, Istogut, Klinës dhe Obiliqit.



