Është mbajtur seanca e 6-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Shtërpcës
Më 20 gusht 2026, u mbajt seanca e 6-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Shtërpcës, në të cilën morën pjesë 17 nga gjithsej 19 këshilltarë.
Seancën e kryesoi Kryetari i Kuvendit të Komunës së Shtërpcës, z. Bojan Savic.
Në seancë janë diskutuar dhe u miratuar pikat e rendit të ditës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i rendit të ditës;
2. Prezantimi i raportit financiar gjashtëmujor për periudhën janar-qershor 2026;
3. Prezantimi i Raportit Përfundimtar të Auditimit për Komunën e Shtërpcës për vitin 2025;
4. Draft propozimi për vendim për shndërrimin e tokës bujqësore në tokë ndërtimore;
5. Të ndryshme.
Për pikën dytë dhe të tretë të rendit të ditës, drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, z. Danijel Vuksanovic, ka dhënë sqarime shtesë këshilltarëve, përveç materialit të gjerë të dhënë.
Në kuadër të pikës “Të ndryshme”, Këshilltari i Vetëvendosjes, z. Shpejtim Arifi, ka paraqitur kërkesën e qytetarëve lidhur me çështje për ndryshimin e emreve të disa rrugëve, që të shqyrtohet në Kuvendin të Komunës.
Kryetari i Kuvendit të Komunës, Bojan Savic, i kërkoi z. Arifi që të paraqesë një kërkesë me shkrim, për të respektuar proceduren e përcaktuar me ligj. Njëkohësisht, Kryetari i Kuvendit theksoi se kjo temë do të jetë në rendin e ditës të njërës prej seancave të ardhshme të Kuvendit dhe shprehu gatishmërinë e tij që Kuvendi, brenda kompetencave të tij dhe në përputhje me procedurat ligjore, të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për të shqyrtuar dhe përmbushur kërkesën e qytetarëve.
Gjithashtu, kryetari i Kuvendit ftoi këshilltarët e Kuvendit, zyrtarët lokalë dhe shërbyesit civilë të Komunës që, në përputhje me mundësitë e tyre, të kontribuojnë me mjete financiare për shërimin e Kristina Spasiqit nga Gotovushë. Aksioni për mbledhjen e mjeteve financiare do të fillojë në fillim të javës së ardhshme të punës.
Seanca u mbajt në përputhje me rendin e ditës të planifikuar, duke shqyrtuar çështje me rëndësi për funksionimin e Komunës së Shtërpcës dhe bashkësisë lokale.