Organizuar nga Komuna e Shtërpcës, USAID NOA, të Karitasit zviceran dhe shoqatës lokale të prodhuesve të manave, "Sarska malina", dje në Shtërpcë është organizuar një konferencë e donatorëve me temën "potenciali bujqësor i komunës së Shtërpcës për prodhimin e manaferrave."
Në konferencë morën pjesë përfaqësues të të gjitha institucioneve kryesore donatore, duke përfshirë: Ambasadën Norvegjeze në Kosovë, përfaqësues të Ambasadës Finlandeze, përfaqësues të Ambasadës Britanike, përfaqësues nga Ambasada Daneze, përfaqësues të Ambasadës Holandeze, Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, përfaqësues të Bankës Botërore, zyra e BE-së në Kosovë, USAID, UNDP, IOM, Dandia, Caritas, GTZ, SDC, dhe shumë të tjerë.
Mirëseardhjen në komunën e Shtërpcës i dëshiroi kryetari i komunës së Shtërpcës Bratislav Nikolic.
,, Në fillim do të doja të gjithë të Ju falënderoj për prezencën dhe t’ ju dëshiroj mirëseardhje në komunën tonë. Kjo është e para, por jo konferenca e fundit e donatorëve e cila është organizuar nga ana e komunës së Shtërpcës me një qëllim të qartë, i cili është ndihma dhe përkrahja e komunës për fermerët. Unë, si Kryetar i Shtërpcës, dhe njerëzit rreth meje në këtë nuk do të ndalemi, por çdo ditë do të kërkojmë zgjidhje të reja në mënyrë që të sigurojmë qytetarëve tanë kushte më të mirë për jetë dhe vende të reja pune, tha ndër të tjera kryetari i komunës Nikolic.
Pjesëmarrësit u në fund iu është prezantuar potenciali i komunës së Shtërpcës për prodhimin e mjedrrës, borovnicës dhe dredhëzës.
Në sallën e motel "Lipa", në Shtërpcë është mbajtur sot një konferencë e donatorëve me temën "potenciali i komunës Shtërpcës për prodhimin e manaferrave."