NË SHTËRPCË U PREZANTUAR “MASTER PLANI” PËR BREZOVICËN
10/02/2012 00:00
Hartimin e planit e ka financuar komisioni Evropian, zyra ndërlidhëse në Kosovë. Prezantimit final ku nikoqiri ka qenë kryetari i Shtërpcës Bratisllav Nikoliq,kanë marr pjesë edhe Samuel Zhbogar përfaqësues special i UE-së në Kosovë, pastaj ambasadorët dhe përfaqësues të ambasadave në Kosovë, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, zëvendësit e Kryeministrit Sllobodan Petroviq, Hajredin kuçi dhe Mimoza Kusari—Lila, ministrat e qeverisë së Kosovës, Radojica Tomiq, Besim Beqaj, Vlora Çitaku, Dardan Gashi dhe Bedri Hamza, kryetari i asociacionit të komunave në Kosovë dhe kryetari i Ferizajt Bajrush Xhemaili, deputet të kuvendit të Kosovës, përfaqësues të qeverisë lokale të Shtërpcës su dhe ndërmarrës nga Shtërpca. Konferencën e ka përcjellur një numër i madh i përfaqësuesve të mediave të shkruara dhe elektronike.Samule Zhbogar përfaqësues special i UE-së në Kosovë ka thënë se zjvillimi i Brezovicës paraqet mundësinë më të mirë në atë fushë për krijimin e të hyrave. “Brezovica ka treguar suksesin e vet dhe potenciali në të kaluarën si dhe zhvillimi sipas standardeve moderne paraqet njërën nga mundësit më të mira në këtë fushë për krijimin e të hyrave, punësimin dhe zhvillimin”. Unioni evropian për këtë arsye ka filluar ofrimin e përkrahje s së komunës dhe qevërisë së Kosovës për hartimin e master planit për zhvillimin e Brezovicës, ka theksuar Zhbogar. Bratisllav Nikoliq, kryetar i Shtërpcës ka theksuar rëndësinë e implementimit të këtij plani i cili në mënyrë gjithëpërfshirëse do të ndihmon zhvillimin ekonomik të komunës së Shtërpcës. “Shtylla kryesore ekonomike në komunën tonë në të kaluarën kanë qenë turizmi dhe bujqësia si përcjellës i detyrueshëm—dmth model i shkëlqyeshëm i koncpetit të qëndrueshëm lokal. Natyrisht e gjthë kjo mund të duket si avancim i largët, ekonomikisht dhe ekologjikisht më i zhvilluar dhe më sistematikisht i rregulluar. Andaj, këtu jemi që së bashku të punojmë që turizmi të mbetet, gjegjësisht, të bëhet bazë kryesore e zhvillimit ekonomik në komunën e Shtërpcës”, ka theksuar Nikolliq. Duke folur për vet turizmin dhe kapacitetet e Brezovicës, Nikolliq theksoi se: “Malet e Sharrit kanë potencial fantastik për zhvillimin e turizmit dimëror për shkak të shtrirjes së gjerë dhe lartësisë mbidetare si dhe stazave cilësore të skijimit me borë cilësore gjatë ditëve të shumtë sepse të gjitha stazat janë në lartësitë veriore. Ato janë përparësitë e mëdha komparative të cilat i kemi në krahasim me konkurrencën në rrethinë. Andaj, na nevojitet një plan i tillë i cili do të ofroj zgjidhje në procesin e zgjerimit të qendrës ekzistuese të skijimit dhe rritjen e kapaciteteve tek stazat e skijimit si dhe të strehimit. Me ndërtimin e qendrës së re të skijimit komuna e Shtërpcës do të fiton me qindra vende të reja të punës si direkt ashtu edhe indirekt, e kjo është edhe më e rëndësishmja në këto kohërat e vështira të krizës”. Në fund të fjalimit kryetari Nikolliq ka kërkuar përkrahjen e plotë të të gjithëve me qëllim të realizimit të këtij plani. “Presim përkrahjen maksimale të komisionit evropian, ambasadës amerikane, ambasadave të vendeve të UE-së, të gjithë donatorëve të interesuar dhe Qeverisë së Kosovës. Më duket se nuk do të gaboj nëse them se kjo është mundësia e e veçantë në Kosovë që të tregohet se është e mundshme që së bashku të punojmë në qëllimet e përbashkëta dhe që pranë njëri tjetrit të skijojmë dhe që askush të mos rrezikohet, që banorët lokal të kenë kapacitet që të ballafaqohet me këtë projekt të madh, se është e mundshme të gjenden investitor të huaj të cilit nuk frigohen të investojnë në Kosovë, që komuniteti ndërkombëtarë dinë dhe mundet të punojë si duhet në krijimin e qëllimit kërkues, kompleksivdhe të përbashkët dhe që më në fund të tregojmë se jeta është mbi politikën”.
Qendra e re e cila do të ofrj shërbime gjatë vitit do të ketë kapacitete të të shërbej më shumë se 10.000 mysafirë dhe do të përmbajë ski staza për fillestarë dhe ekspert, qendra e fshatit me strehim, restaurante dhe paluajtshmëri. Gjithashtu, është planifikuar lidhja e qendrës ekzistuese të skijimit përmes zgjerimit dhe modernizimit të stazave të skijimit dhe fushës bazë. Master plani i financuar nga UE-a jep një aksent në pjesëmarrje të fuqishme lokale si bazë për përmirësim të suksesshëm. Pritet që zhvillimi i i qendrës së skijimit të hap mbi 3.000 vende të reja të punës. Plani ka për qëllim që Brezovicën ta bëjë atraktive për investim e njëkohësisht edhe ta mbroj rrethin natyror. Do të nevojiten 10 vite që qendra malore Brezovica të zhvillohet si projekt afatgjatë investues.
Kompania “EcoSign” ka prezantuar dje “Master Planin” i cili do të shërbej si projekt për zhvillimin e qendrës së re turistike në Brezovicë në komunën e Shtërpcës, me ofertën e shërbimeve gjatë tërë vitit i cili do të gjendet në perenëdim të qendrës ekzistuese të skijimit.