Ftohen qytetarët e komunës së Shtërpcës, bashkësitë fetare, organizatat joqeveritare, grupet e interesit, përfaqësuesit e fshatrave, sektori publik dhe privat dhe të gjithë të interesuarit që të vijnë dhe të japin kontributin e tyre me propozimet në përgatitjen e Planit Zhvillimor Komunal më datën 14 korrik 2023, në sallën e Kuvendit në orën 11:00.
Prezantimin dhe debatin publik për përgatitjen e planit zhvillimor komunal për komunën për një periudhë 8-vjeçare e organizon Drejtoria për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit të Komunës së Shtërpcës.