Bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit të datës 15.12.2021 të lidhur mes Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Komunës e Shtërpcës, në kuadër të projektit “Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), shpallet thirrja për aplikim për Praktikë në Punë (Internship) për mbështetje për personat e diplomuar të papunësuar, në bashkëpunim me ndërmarrjet nga sektori privat, institucionet publike, departamentet e komunës dhe Organizatat e Shoqërisë Civile.
KUSH MUND TË APLIKOJË?
ndërmarrjet,institucionet, departamentet e komunËs dhe organizatat e shoqËrisË civile
Të drejtë aplikimi kanë:
- Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme nga sektori privat,
- Ndërmarrjet e regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK),
- Ndërmarrjet të cilat janë aktive në Administratën Tatimore të Kosovës,
- Institucionet e sektorit publik në Komunën e Shtërpcë
- Departamentet nga komuna e Shtërpcës, dhe
- Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të).
APLIKUESIT (TË DIPLOMUARIT)
Të drejtë aplikimi për Praktikë në Punë (Internship) kanë personat që i përmbushin të tri kushtet si në vijim:
- Të diplomuarit në universitet në dy vitet e fundit (në nivelin Bachelor apo Master të arsimit të lartë),
- Punëkërkuesit që nuk kanë përvojë të mëparshme pune, dhe
- Punëkërkuesit deri në moshën 24 vjeçare.
Prioritet do të kenë:
- vajzat dhe gratë,
- personat me aftësi të kufizuara,
- prindërit vetëushqyes dhe
- pakicat etnike në nivelin lokal
- PROGRAMI I PRAKTIKËS NË PUNË KOMUNA SHTËRPCË
- Procesverbal i Takimit
- Formulari i aplikimit për praktikant
- Formulari i aplikimit për ndërmarrje/Departament i Komunës/Institucion Publik/OSHC (Organizatë e Shoqërisë Civile)
Afati i fundit i aplikimit: 12.01.2024, në Drejtorinë për Arsim, Kulturë, Sport dhe Rini në KK Shtërpcë.