Sot u mbajt seanca e parë e rregullt e Këshillit Komunal të Shtërpcës, ku u diskutuan pesë pika të rendit të ditës.
Një nga pikat ishte zgjedhja e anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa, i cili përbëhet nga këshilltarët si mëposht: Bojan Savic, Ivana Mladenovic, Miroslav Gjorgjevic, Danijel Vasiljevic dhe Bljerta Hazizi.
Në seancën e sotme u zgjodhën edhe anëtarët e Komitetit për Komunitete: Aleksandra Grbic, Ilija Rusimovic, Aljma Aliju, Muhamed Emini dhe Valjmir Ahmeti.
Nën pikën e ndryshme, zëvendëskryesuesit Fikri Hasani përmendi tarifën e hyrjes në Qendrën e Skijimit Brezovicë dhe kërkoi që banorët e komunës së Shtërpcës të përjashtohen nga kjo pagesë.
Kryetari i Komunës Ivica Tanasijevic tha se edhe në vitet e kaluara ishte praktikë që banorët të komunës të mos paguan tarifë për hyrjen në Qendrën e Skijimit dhe se do ta diskutonte këtë me institucionet përkatëse.
Nën pikën e ndryshme, u lexua peticioni i banorëve të fshatit Berevcë, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e paligjshëm që filloi pranë kishës së Shën Petkës në atë fshat.
Kryetari i komunës Ivica Tanasijevic tha se shërbimet kompetente kanë marrë të gjitha masat e parashikuara me ligj për të ndaluar ndërtimin e objektit, dhe është ngritur një padi dhe se çështja është në gjykatë.
Në takim u lexua edhe kërkesa e Stefan Stamenkovic, një banor i Shtërpce, për sanimin e një pjese të rrugës. Drejtoria kompetent njoftoi se do ta zgjidhin problemin sipas mundësi të tyre.