Shtërpcë, 09 Mars 2026.
Me iniciativën e Kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Ivica Tanasijevic, është mbajtur sot në Prishtina një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Rrjetit dhe Investimeve të Kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (KEDS), z. Turan Koqabarjaktar, në të cilin Kryetari Tanasijevic vuri në dukje gjendjen e keqe të rrjetit të shpërndarjes në komunën tonë.
Në takim, u dakorduan me kënaqësi të ndërsjellë për hapat e ardhshëm, të cilët do të përfshijnë investime në riknstruimin e rrjetit ekzistues, me përparësi në fshatrat që janë prekur më shumë nga ndërprerjet e shpeshta të furnizimit në periudhën e kaluar, si dhe zhvendosjen e një pjese të rrjetit të tensionit brenda tokës.
. Gjithashtu, sipas Kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Ivica Tanasijevic, u dakorduan për planifikimin e përbashkët të projekteve që mund t’u ofrojnë qytetarëve tanë një furnizim më të mirë dhe me cilësi më të lartë të energjisë elektrike në të ardhmen.