Sot nuk është mbajtur seanca e pestë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Shtërpcës për shkak që nuk ka pasur kuorum. Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, si dhe të gjithë këshilltarët serbë dhe menaxhmenti i komunës, në mënyrë demonstrative kanë braktisën seancën në shenjë e mbështetjes së bashkatdhetarëve të tyre në veri të Kosovës, por edhe në shenjë të protestë kundër politikës së dhunës institucionale të realizuar nga qeveria e Albin Kurtit.
Në fillim të kësaj sëances, Dalibor Jevtiq iu drejtua të pranishmëve shumë shkurt, por me një mesazh të qartë, duke thënë se ndjeu nevojën si njeri para së gjithash, e më pas si kryetar komune, të shpreh qëndrimin e tij për ngjarjet në veri të Kosovës, e cilat në mënyrë të pa shmangur na prek të gjithëve.
“Nga ky vend sot e ndjej nevojën dhe e kam për obligim që t’u jap përkrahje të plotë njerëzve në veri të Kosovës të cilët janë të ekspozuar ndaj një dhune institucionale që po ndodh së fundmi si reflektim i politikës së gabuar të regjimit në Prishtinë”.
“Po ashtu, si kryetar i komunës, bashkëqytetarët e së cilit, edhe sipas mendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, mbahen në burg në mënyrë të paligjshme dhe janë të shkelur drejtat themelore të njeriut. Dhe nga të gjitha sfidat me të cilat jemi përballur edhe këtu në komunën e Shtërpcës, dhe nga fakti se edhe sot, edhe pse ne në këtë institucion, në Kuvendin e Komunës së Shtërpcës, me shumicë prej dy të tretave kemi bërë apel dhe një kërkesë për te mundësuar punën e organit te përkohshëm dhe njerëzve qe jetojnë nga kjo punë, ende nuk kemi marre asnjë përgjigje. Dhe, duke marr parasysh te gjitha këto, unë jam i mendimit dhe ju ftoj të largohemi nga kjo seancë sot në shenjë e mbështetjejës dhe solidaritetit me popullin dhe kolegët tanë në veri, por edhe si formë proteste për gjithçka që po na ndodh, po e përsëris, për shkak të politikës së gabuar të regjimit në Prishtinë. U bëj thirrje dhe apeloj edhe bashkatdhetarëve tanë, mbi të gjitha në veri, që të protestojnë në mënyrë paqësore dhe demokratike, e veçanërisht dua të them që në asnjë mënyrë të mos sulmojnë anëtarët e KFOR-it, ne duam të luftojmë në mënyrë demokratike dhe paqësore për të drejtën tonë për jetë, mbijetesë, normalitetin, dhe sigurisht që dua t’i bëj thirrje edhe një herë Qeverisë së Kosovës që të ndalë dhunën institucionale që ka bërë që nga ardhja e tyre në pushtet, sepse nuk është kjo rruga dhe nuk është modeli që duhet të bëhet kur bëhet fjalë për jetën në këto hapësira.
Në fund, edhe një herë ju ftoj që së bashku të largohemi nga kjo seancë në shenjë mbështetjejës dhe solidaritetit, është më e pakta që mund të bëjmë në këtë moment”, përfundoi Jevtiq dhe më pas u largua nga salla e Kuvendit të Komunës së Shtërpcës, dhe pas tij janë larguar të gjithë Këshilltarët serbë, si dhe e gjithë kryesia komunale nga seanca.