Shtërpcë, 8 dhjetor 2021
Në pritje të një sezoni tjetër turistik në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, udhëheqësit e komunës së Shtërpcës ka iniciuar sot një takim me drejtorin e përgjithshëm dhe drejtorin teknik të Parkut Kombëtar “Shar Planina”.
Tema e takimit ishte çështja e juridiksionit dhe përgjegjësisë në Qendrën e Skijimit Brezovicë, ku prej vitesh problem është parkimi dhe sasia e madhe e mbeturinave që ndotin mjedisin. Po ashtu temë ishte edhe mbrojtja e pyllit në territorin e parkut kombëtar në komunën e Shtërpcës dhe problemi i mungesës së rojeve, ku kryetari Jevtic ka kërkuar që një numër i caktuar i njerëzve nga komuna e Shtërpcës të punësohen për të zgjidhur këtë problem.
Sa i përket problemit të parkimit dhe mbeturinave, u ra dakord që në 7 ditët e ardhshme kjo çështje të rregullohet dhe të përcaktohet qartë nën përgjegjësinë dhe autoritetin e kujt do të jenë këto segmente të rëndësishme, sepse siguria dhe mbrojtja e mjedisit duhet të jenë prioritet. Pas përcaktimit të kësaj çështjeje, publiku do të informohet për rezultatin dhe planin për rregullimin e parkimit dhe mbrojtjen e mjedisit.
Në takim, përveç kryetarit të Komunës së Shtërpcës, morën pjesë edhe kryetari i komunës së Jevticit, drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Sasha Milosavljevic dhe shefi i kabinetit të kryetarit , Igor Savic.