Shtërpcë, 1 shtator 2023.
Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, ka dërguar një urim të përzemërt të gjithë nxënëseve me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, me theks të veçantë për ata që takohen për herë të parë me tavolinat shkollore.
“Nxënësve të vitit të parë dhe gjithë të tjerëve, ju uroj një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor. Gëzimi juaj le të mbushë jo vetëm tavolinat e shkollës por edhe shtëpitë tona, dhe dituria të mbushë kokat tuaja të zgjuara. Ju na pasuroni jetën, ju jeni krenaria dhe gëzimi ynë, dhe ne të rriturit do të bëjmë gjithçka që ditët tuaja të shkollës t’i bëjmë sa më të qeta dhe të gëzuara me një edukim të mirë dhe cilësor që të na bëni gjithmonë krenarë gjatë gjithë jetës suaj.” – thuhet në urimin.