Prezantimi i raportit financiar nëntëmujor për periudhën janar-shtator 2023. Draft propozimi për kalimin e tokës bujqësore në tokë ndërtimore, ishte tema kryesore e seancës së nëntë të rregullta të Kuvendit të Komunës së Shtërpcës, të cilat u mbajtën sot.
Përveç temat për të cila u diskutua, lidhur me raportimin të rregull, këshilltaret u interesuan edhe për çështjen e prerjes së sanitare të pyjeve. Në pyetjen e këshilltares së kuvendit Sonja Kuzmanoviq nga Lista Serbe, kryetari i komunës është përgjigjur se komuna ka bërë gjithçka që është në përputhje me ligjin dhe kompetencat që i kemi, që problemi që kemi pasur në vitin e kaluar nuk përsëritet.
Gjithashtu tha se shkresa në Ministrinë kompetente është dërguar me kohë, por ende nuk kemi marr përgjigje në atë kërkesë.
Për këtë temë, kryetari i komunës është takuar edhe me qytetarët në pjesën e par muajit tetor dhe me atë rast, sikurse edhe sot, ka thënë se për pjesa mbi të cilën ka juridiksion Komuna tashmë është lejuar, madje është bërë dhe një plan për vitin 2024. Megjithatë, qytetarët duhet ta dinë se ne më 31 mars e kemi dërguar një kërkesë për prerje sanitare të pyjeve, për të cilën është kompetente Ministria, por ajo kërkesë ende nuk është lejuar.
Të gjitha kërkesat dhe brenga e qytetarëve janë kërkesa dhe brenga e Komunës së Shtërpcës, të cilat u janë përcjellë edhe përfaqësuesve të Bashkësisë Ndërkombëtare.