Manifestimi i dymbëdhjetë tradicional “Ditët e mjaltit” u organizua nga dy shoqata bletari nga komuna jonë, ,,Sharplaninska pcela dhe Sharski roj”, dhe u hap sot në sheshin kryesor në Shtërpce.
Në hapjen e këtij manifestimi mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dallibor Jevtiq.
Manifestimi ka bërë bashkë bletarë dhe prodhues të produkteve të tjera të mjaltit nga rajoni dhe kësaj radhe ka mbledhur shumë qytetarë dhe shijues të interesuar në këtë panair.
Panairi u përkrah nga Komuna, si dhe Zyra për Kosovë e Metohi dhe qytetarët tanë patën mundësinë të provojnë produkte të ndryshme natyrale të mjaltit që ishin të ekspozuara. Disa nga produktet e ekspozuara janë: mjalti, mjalti me huall, dylli, disa lloje propolisi të papërpunuar, dylli, por edhe rakia e shtëpisë, e ashtuquajturi rakia mjaltit.
Ky manifestim nuk e ka mbledhur vetëm prodhues vendor, por është i karakterit rajonal, në panair morën pjesë më shumë se 35 ekspozues nga Graçanica, Llaplasella, Livadja, Gërnçari, Cernica, Parteshi, e të tjera.
Kryetari i Komunës së Shtërpcës, iu drejtua qytetarëve dhe prodhuesve të pranishëm duke thënë se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar produktet e tyre, por edhe komunën tonë, produktet dhe ofertat tona dhe se është i lumtur që është i pranishëm sepse kjo flet për rajonin dhe gjithçka që ofron natyra jonë e bukur.
“Jam i kënaqur që Komuna e Shtërpcës ka mundur të ndihmojë dhe ne do të ndihmojmë edhe në të ardhmen, dhe siç kam premtuar vitin e kaluar, do të punojmë së bashku për ta ngritur këtë panair në një nivel më të lartë në një periudhë të ardhshme.
Mirënjohje iu drejtua edhe bankës Finka, e cila përveç Komunës dhe Zyrës për K&M, e mbështet financiarisht këtë ngjarje dhe ka shprehu shpresën që të bashkohen edhe të tjerë, që në të ardhmen të punojmë së bashku për ta bërë këtë ngjarje një të markave tregtare të Zhupes së Sirinjes, siq që janë ato dhe prodhimet e saj.