Komuna e Shtërpcës, në partneritet me ASB dhe organizatën Preda Plus, shpall një thirrje publike për aplikime për programin e granteve “E Ardhmja e Saj”, i cili zbatohet si pjesë e projektit për fuqizimin e grave sipërmarrëse në Kosovë.
Programi ka për qëllim të mbështesë gratë në zhvillimin dhe përmirësimin e biznesit, të krijojë një mjedis biznesi për zhvillimin e sipërmarrjes femërore, të përmirësojë pozicionin ekonomik të grave, si dhe të krijojë vende të reja pune.
Ne i ftojmë të gjitha gratë sipërmarrëse të interesuara dhe ato që planifikojnë të fillojnë biznesin e tyre të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë për pjesëmarrje në program.
Link për aplikim : https://www.instagram.com/reel/DZ_AiwdtwZp/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==
Për çdo informacion shtesë, kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë Drejtorien kompetent të Komunës së Shtërpcës ose partnerët e projektit.