Të respektuar qytetarë,
Bazuar në të dhënat nga Rrjeti Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendra Sizmike Euro-Mesdhetare, si dhe analizën numerike të ngjarjes sizmike, ju informojmë se më 10.02.2026 (e martë), në orën 22:05 sipas kohës lokale, territori i komunës jonë, më saktësisht pjesa juglindore e zonës, midis Shtërpcës dhe Prizrenit, u godit nga një tërmet me magnitudë 4.8 ballë sipas shkallës Rihter, ose intensitet 6 shkallë, shkallës Mercalli.
Tërmeti u ndje në të gjithë rajonin dhe për shkak të forcës së tij, ky tërmet kishte potencialin të rrezikonte qytetarët dhe të shkaktonte dëme të vogla materiale në pronë.
Për momentin, nuk ka raportime zyrtare për dëme serioze ose lëndime, dhe institucionet kompetente janë në gatishmëri të plotë dhe po monitorojnë situatën.
Në rast të një tërmeti në periudhën në vijim, qytetarët duhet të ndjekin udhëzimet dhe rekomandimet e mëposhtme:
• Qëndroni të qetë dhe merrni informacione vetëm nga burimet zyrtare të institucioneve.
• Në rast të tërmeteve të mëtejshme, qëndroni larg dritareve dhe objekteve që mund të bien dhe të shkaktojnë lëndime.
• Në një hapësirë të mbyllur, strehohuni nën një tavolinë të fortë, kornizë dere ose pranë një muri mbajtës betoni.
• Pasi të ketë mbaruar tërmeti, dilni me qetësi në ambient të hapur dhe larg ndërtesave të larta.
• Mos përdorni ashensorë dhe shmangni përdorimin e panevojshëm të automjeteve.
• Kontrolloni me kujdes ndërtesat e banimit për dëmtime dhe ndihmoni njerëzit në nevojë.
Të gjitha informacionet shtesë do të shpallen në kohë reale përmes institucioneve zyrtare. Numrat e urgjencës: 112, 193 ose 192 janë në dispozicionin tuaj 24/7.