Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Shtërpcës sot dhanë betimin dhe morën detyrën në parlamentin lokal për katër vitet e ardhshme. Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Shtërpcës, Ivica Tanasijevic, gjithashtu dha betimin.
Përmbajtja e re KK e Shtërpcës përbëhet nga 19 këshilltarë, nga të cilët 12 janë nga Lista Serbe, dy këshilltarë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe nga një këshilltar nga partitë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, iniciativa qytetare Drejtësi dhe Barazi, si dhe një kandidat i pavarur.
Në seancën e sotme, këshilltarët kanë zgjodhur këshilltarin Bojan Savic nga Lista Serbe për kryetar të Kuvendit, ndërsa Fikri Hasani, këshilltar nga Partia Demokratike e Kosovës, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit.