Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Buxheti
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
Konkurset
Konkurset & Njoftimet
LAJMËRIMI PËR DHËNIEN E KONTRATËS
Njoftimet
Procesverbalet
Projektet
PROKURIMI
Raportet Financiare
RREGULLAT
Thirrja per kuvend
Vendimet
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Buxheti
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
Konkurset
Konkurset & Njoftimet
LAJMËRIMI PËR DHËNIEN E KONTRATËS
Njoftimet
Procesverbalet
Projektet
PROKURIMI
Raportet Financiare
RREGULLAT
Thirrja per kuvend
Vendimet

U MBAHET SEANCA E RREGULLT E KOMITETIT TË KOMUNËS PËR SIGURI NË BASHKËSI

Sot është mbajtur seanca e dytë e rregullt e Komitetit  Komunal për Siguri në Bashkësi. Tema kryesore e seancës së sotme ishte informacioni për listën e supozuar për arrestimin e qytetarëve të komunës së Shtërpcës me nacionalitet serb, e cila qarkullon në rrjetet sociale në mesin e qytetarëve të komunës së Shtërpcës që dy javët e fundit.

Kryetari i Komunës së Shtërpcës dhe kryetari i këtij komitetit ka shpjeguar pse kjo temë ka qenë në rend dite të seancës së sotme. Jevtici tha se kryesia e Komunës së Shtërpcës dhe ai si kryetar janë kontaktuar nga disa qytetarë të shqetësuar për çështjen e qarkullimit të listës së pretenduar për arrestim, kështu që duke pasur parasysh se kjo ka shkaktuar shqetësim të madh të qytetarëve, ka filluar  iniciativa dhe është  bërë kërkesa për ndalimin e përhapjes së dezinformatave të cilat shkaktojnë shqetësim dhe konfuzioni në mesin e qytetarëve, institucionalisht ndalohen.

“Kjo ka të bëjë edhe me çështjen e sigurisë në komunitet, sepse kur si pasojë e një situate si kjo kemi rast se një numër i caktuar i familjeve kanë frikë për sigurinë e tyre, atëherë kjo është edhe arsye që na, në kuadër të këtij organit, diskutojmë  për këtë dhe të marrim  një konkluzion të caktuar që më tutje do t’ua përcjellim institucioneve për shqyrtim, të cilat duhet të merren me këtë çështje dhe të japin përgjigje që janë në interes të qytetarëve”.

Për të mos u marrë me tregimet e “thashethemeve”, që disa njerëz në mënyrë tendenciozë na tregtojnë, u bëjmë thirrje institucioneve  që të bëjnë pjesën e tyre dhe të na japin përgjigje për pyetjet që do të bëjmë.

“Si kryetar i komunës, personalisht jam i shqetësuar, sepse përveç gjithçkaje që po ndodh në territorin e komunës sonë së fundmi, besoj se është obligim jo vetëm që të plotësojmë kërkesat e qytetarëve që të veprojmë për këto çështje, por edhe të veprojmë si institucion dhe të parandalojmë veprimet e individëve apo grupeve që synojnë pikërisht të kundërtën asaj që është në interes e komunës, që është stabiliteti, paqja dhe jeta normale dhe e lirë e çdo individi në territor të komunës jonë”.

Kryetari i Komunës së Shtërpcës po ashtu theksoi se për këtë rast dhe përpjekjen për të destabilizuar situatën në komunën tonë i ka njoftuar përfaqësues të caktuar të Bashkësisë Ndërkombëtare, si dhe në koordinim me ta ka paraqitur Kërkesën për këtë çështje në të cilën thuhet:

  1. Komiteti komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), kërkon nga institucionet kompetente, Prokuroria dhe Policia që të nisin hetim zyrtar lidhur me këtë ngjarje.
  2. Ftohen qytetarët të cilët i kanë shprehur shqetësimet e tyre përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale që të bashkëpunojnë plotësisht me organet kompetente dhe t’i ofrojnë të gjitha informatat se si dhe nga kush lista ka arritur te qytetarët e Komunës së Shtërpcës.
  3. Në funksion të së vërtetës, drejtësisë dhe ligjit, është e nevojshme që të përdoren veprime institucionale për të parandaluar çdo veprim të individëve apo grupeve që për arsye politike përhapin dezinformata të cilat e shqetësojnë qytetarët.
  4. KKSB u bën thirrje institucioneve kompetente që për rezultatet e hetimit të informojnë kryetarin e KKSB-së, i cili më pastaj do t’i informojë të gjithë anëtarët e KKSB-së.

 

Pas hapjes së diskutimit për këtë temë, nënkryetari i Komunës z. Fikri Hasani tha: “Nuk do të lejojmë që persona të tillë të destabilizojnë situatën në komunën tonë”. Ajo listë u shfaq me qëllimin për të prishur marrëdhëniet që kemi ndërtuar prej 20 vitesh. Mendimi im personal është që lista nuk duhet të shqetësojë qytetarët, sepse Prokuroria dhe Policia nuk do ta publikonin atë listë, por do të vepronin. Përveç kësaj, sipas informacioneve të mia, në atë listë ka njerëz që kanë qenë ende fëmijë në vitin 1999, dhe këto informacione përhapen nga njerëz që nuk ia dëshirojnë mirë komunës tonë  dhe duan të prishin.

Kryetari i Komunës së Shtërpcës përsëriti edhe një herë se Komuna do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen dhe për të garantuar sigurinë për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre.

Kërkesa u miratua njëzëri.

Në fund të seancës, komandanti i stacionit policor në Shtërpcë i njoftoi anëtarët e komitetit për gjendjen aktuale të sigurisë në Shtërpcë, si dhe për të gjitha rastet në periudhën nga seanca e kaluar e KKBS-së deri më sot.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Buxheti
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
Konkurset
Konkurset & Njoftimet
LAJMËRIMI PËR DHËNIEN E KONTRATËS
Njoftimet
Procesverbalet
Projektet
PROKURIMI
Raportet Financiare
RREGULLAT
Thirrja per kuvend
Vendimet