Urimet më të bukura, ëndrrat më të bukura, siç thojnë, notë ju sjell kurban Bajrami. Le të jetë ky Bajram një faqe e re në jetën tonë, e cila do të jetë e pastër, pa mëkat dhe që do të na sjellë shumë shëndet, lumturi dhe të qeshura.
Le të shkëlqejë mirësia nga fytyrat tuaja dhe të mbet të tillë deri në fund të jetës. – duke folur për simbolin e Bajramit, Jevtiqi e ka nisur me këto vargje urimin me rastin e festës.
Kurban Bajrami është simbol i gatishmërisë për të bërë një sakrificë personale për të mirën e përbashkët dhe besoj se mbart mesazhe fisnike, vlera e të cilave është e rëndësishme në çdo kohë.
Ne, duke pranuar diversitetin si pasurinë tonë më të madhe, të gatshëm t’u urojmë të tjerëve njësoj apo edhe më shumë se vetes, duke i shtrirë sinqerisht dorën çdo njeriu, kemi jetuar vërtet vlera të tilla prej shekuj.
Prandaj dua t’ju falënderoj që me shembullin dhe punën tuaj të palodhur jepni vazhdimisht një kontribut të pamatur në zhvillimin e një shoqërie të tillë dhe shpresoj që nuk do të lejoni që komplekset, besimet e gabuara dhe politika e një njeriu të shkatërrojnë marrëdhënien tonë të cilet kemi ndërtuar më vite. Le të shkëlqejë edhe drita e kësaj dite, me shpirtin e tij tëndriqon në mënyrë që besimi dhe arsyeja e shëndoshë ta udhëheqin në jetë.
Dhe juve ju uroj që kjo festë t’i mbushë shtëpitë tuaja me dashuri, paqe dhe mirëqenie, duke përcjellë vlerat universale njerëzore të ndjeshmërisë, fisnikërisë dhe drejtësisë, mbi të gjitha brezave të ardhshëm. Dhe se krahas 5 shtyllave bazë të Islamit, si dhe shtyllave bazë të çdo besimi të sinqertë dhe të pastër, duhet të kujtojmë vlerat të vërtetë që nga çdo gjë, veçanërisht në kohën e sotme, më e rëndësishmja është të jesh dhe të mbetesh Njeri.