Të tronditur nga ngjarjet në Beograd në Serbinë qendrore këto ditë, e gjithë vëmendja u përqendrua në trishtimin që ndjejmë për ato ngjarje të fatkeqe. I detyrohemi të gjithëve dhe publikut informacion lidhur me aksionin e kryer nga Agjencia Kosovare për Informim dhe Privatësi, në të cilën me asistencën e Policisë, të enjten, më 4 maj, është bërë kontrolli i video kamerave vëzhguese të instaluara në territorin e Komunës së Shtërpcës. Ky aksion vjen pas aksionit të mëparshëm që ishte kryer më 7 korrik 2022, në komunën e Shtërpcës , kur sipas Prokurorisë në Ferizaj dhe Policisë, ishte nisur aksioni për heqjen, siç thanë ata, “kamerave të paligjshme nën dyshimin se janë përdorur për spiunazh në Komunën e Shtërpcës”. Për hir të së vërtetës, së pari dëshirojmë të informojmë bashkëqytetarët tanë dhe mbarë opinionin publik për faktet siç janë më poshtë:
- Në aksionin e 7 korrikut të vitit të kaluar nuk u hoq asnjë kamera pasi u konstatua se kamerat nuk kanë qenë në funksion.
- Në një aksion të datës 4 maj të këtij viti, inspektorët e Agjencinë për Informim dhe Privatësisë kanë hequr disa kamera, për të cilët e kanë konstatuar se ishin të prodhimit të vjetër dhe nuk mund të viheshin në punë.
- Informacioni pasaktë që Agjencia e përmendur ka lëshuar përmes komunikatës se bëhet fjalë për “kamera të paligjshme”. Kamerat, si të gjitha kamerat e tjera publike pranë objekteve fetare dhe arsimore, janë instaluar në mënyrë të ligjshme, duke ndjekur procedurat ligjore.
- Edhe një herë përsërisim informacionin se, përveç afër shkollës në Brezovicë, të gjitha kamerat e tjera nuk kanë qenë në funksion vite më parë dhe para këtyre veprimeve.
Kryesia e Komunës së Shtërpcës beson se aksioni i përgjithshëm nuk ka pasur për qëllim “ligjshmërinë” e video kamerave vëzhguese, por tentativën për ta prezantuar komunën tonë si një mjedis ku zhvillohen aktivitete ilegale. Besojmë se ky është një proces me prapavijë politike, i cili është vetëm një pjesë e asaj që po ndodh në komunën e Shtërpcës, që nga dhjetori i vitit 2021. Kryesia e Komunës së Shtërpcës, qytetarët e Komunës së Shtërpcës, për një kohë të gjatë janë nën presione të ndryshme institucionale dhe dhunës që vijnë nga Prishtina, nga regjimi aktual. Nevoja për të kriminalizuar vazhdimisht komunën e Shtërpcës është diçka për të cilën kemi qenë dëshmitare për një kohë të gjatë. Të drejtat themelore të njeriut, vlerat themelore demokratike, liria, shkelen në çdo hap ndaj qytetarëve të komunës së Shtërpcës dhe institucionit të vetëqeverisjes lokale. Edhe një herë, me thënë të drejtën, kamerat të cilët janë hequra nuk ishin “të paligjshme”. Nëse ka pasur kamera që kanë qenë më të vjetra dhe të cilëve ka skaduar afati i përdorimit, sigurisht që nuk janë instaluar ilegalisht.
Komuna e Shtërpcës do të qëndrojë gjithmonë në anën e së vërtetës dhe drejtësisë, sepse besojmë se kjo është mënyra e vetme për të vendosur vlera normale të jetës në komunën e Shtërpcës.