Shtërpce, 24 Mars 2020
Me rastin e situatës më të fundit në lidhje me parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të virusit COVID-19 (Corona Virus ) Shtabi i Emergjences të Komunës së Shtrëpcës, sot ka zhvilluar një takim me temen: masat e reja që janë marrë nga Qeveria e Kosovës në takim të mbajtur në 23 Mars 2020.
Masat që janë marrë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, të cilat ne i kemi veçuar si veçanërisht të rëndësishme për qytetarët tanë, janë:
- Ndalohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve private nga 24. Marsi 2020 nga ora 10:00 deri ora 16:00 dhe nga ora 20:00 deri në ora 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të produkteve primare (ushqim dhe ilaçe) për njerëzit dhe kafshët, për shërbime dhe aktivitete që lidhen me menaxhimin e pandemisë (shëndetësia, siguria dhe administrimi publik)
.• Udhëtimi në rrugë duhet të bëjn jo më shumë se dy njerëz së bashku dhe gjithmonë duke mbajtur një distancë prej dy metrash nga të tjerë.
Në bazë të kësaj, ne kërkojmë nga qytetarët e Komunës së Shtërpces që të respektojnë ndalimin e lëvizjes në periudhën nga ora 10:00 deri në ora 16:00 dhe nga ora 20:00 deri në ora 06:00, dhe të gjitha masave ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës në bazë të rekomandimeve të dëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës.
Apelojë të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale që nuk e përhapin informacione të paverifikuar në lidhje me natyrën e corona virusit dhe pasojeve që aji mund të shkaktojë për shëndetin e qytetarëve. Ne gjithashtu kërkojmë nga qytetarët që të mos përdorin këshillat e personave jo profesional, por të ndjekin udhëzimet e mjekëve profesional.
Për të gjitha masat parandaluese që të ndërmerren në nivel lokal, qutetaret do të njoftohen përmes web- faqes së internetit të Komunës së Shtërpcës dhe mediave lokale.
Nëse dikush nga qytetarët dyshon që ka simptomat e virusit koronar (COVID-19) duhet të lajmerohet në numrat e telefonit si në, pa shkuar në Qendrën Shëndetësore.
0290/70-803 – Qendra Shëndetësore Shtërpcë 044/731-485 Qendra Shëndetësore Drakovc