Në rrugën Shtërpce – Brezovicë të ndërtesa e Kryqit të Kuq, inspektimi komunal i Komunës së Shtërpcës ka ndaluar një shofer të pakujdesshëm të traktorit, që ka lan pas vetes baltë dhe kështu ka rrezikuar trafikun në këtë pjesë të rrugës. Ndërhyrja e shpejtë e inspektimit komunal me ndihmën e policisë ka penguar rrezikun në trafik dhe personin e pakujdesshëm e ka dënuar në përputhje me ligjin, me gjobë. Inspektimi komunal i Komunës së Shtërpcës do të vazhdojë të punojë me intensitet të shtuar.


