Zyra për Informim publik e Komunës së Shtërpcës e informon qytetarët se të mërkurën, më 20 qershor 2018, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet seanca e gjashtë e rregullt e KK. Shtërpce. Për këtë seancë të Kuvendit është paraparë rendi i ditës:
- Shqyrtimi dhe aprovimi i rendit të ditës
- Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e KK-së së Shtërpcës
- Shqyrtimi dhe aprovimi i kornizës afatmesme buxhetore për vitin 2019-2021
- Shqyrtimi i raportit të Auditorit të Përgjithshëm
- Të ndryshme.