Ftojmë të gjithë të interesuarit, grupe të interesit, intelektualë respektivisht ekspertë të lëmive të ndryshme, studentë , OJQ etj. për pjesëmarrje në këtë shqyrtim, i parapare te zgjate në afatin prej 60 ditëve nga data e hapjes.
Shqyrtimi Publik ju mundëson paraqitjen e sygjerimeve, propozimeve dhe vërejtjeve tuaja në lidhje me Planin Zhvillimor Komunal.
Plani Zhvillimor Komunal do të jetë në dispozicion të publikut për shqyrtim dhe komente, çdo ditë pune prej orës 10:00-14:00 në hapësirat e lartëpërmendura.
Brenda afatit 60 ditë sa zgjat shqyrtimi publik ,të gjithë të interesuarit mundë ti japin me shkrim vërejtjet,propozimet dhe sygjerimet të cilat do të shqyrtohen dhe përfshihen në raportin mbi shqyrtimin publik.
Njoftohen të gjith të interesuarit se Shqyrtimi Publik për “ Planin Zhvillimor Komunal ” do të mbahet ne lokalet e OJQ “FËF” (afër picerisë Tina) ne Shtërpcë dhe do të fillon me datë : 21.09.2012 (e premte) nga ora 11.00 h dhe përfundon me datë : 23.11.2012.