Përveç dymbëdhjetë nxënësve të shkollave të mesme lokale të komunitetit serb dhe shqiptar, në takim morën pjesë edhe përfaqësues të qeverisë komunale, stacionit policor dhe televizionit Herc. Tavolina e punës ka shërbyer si një panel interaktiv në të cilën pjesëmarrësit diskutuan aspekte të ndryshme që lidhen me dhunën në familje, e cila është një formë e veçantë e dhunës që shkel të drejtat jetësore, integritetin mendor, fizik dhe seksual, lirinë, sigurinë dhe dinjitetin njerëzor, konkretisht anëtarëve të familjes. Diskutimi vazhdoi me analizën e shkaqeve dhe pasojave të këtij fenomeni i cili është prezent në të gjitha shoqëritë, në një masë më të madhe apo më të vogël. Qëllimi i kësaj tryeze pune ishte për të shkëmbyer mendimet e pjesëmarrësve dhe promovuar rëndësinë e të drejtave të njeriut, si dhe vëmendjen në trajtimin e çështjeve që lidhen me statusin social dhe rolin e grave që janë viktima të dhunës në familje.
Me datë 04 Nëntor 2016, në restorantin ” Çair ” në Shtërpcë, zyra rajonale e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Misioni në Kosovë ka organizuar një tryezë pune me temën ” Ngritja e ndërgjegjësimit e të rinjve në lidhje me dhunën në familje dhe mënyrat e parandalimit “.